Dy të arrestuar në Suharekë për mos respektim të vendimeve të Qeverisë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh dërguar mediave bënë të ditur se në Komunën e Suharekës janë arrestuar dy persona për mos respektim të dispozitave gjatë pandemisë dhe është inciuar rasti për pronarin e një lokali.

Suharekë 21.07.2020 – 00:13. Është iniciuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pronar i një lokali, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë 21.07.2020 – 21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.