Dy raste të dhunës në familje në Suharekë, njëri rrah babain tjetri gruan

19.08.2021

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shpeshtohen, përkundër që vazhdimisht punohet në vetëdijësimin e qytetarëve. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje në Komunën e Suharekës. Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 10:00, […]

Dy raste të dhunës në familje në Suharekë, njëri rrah babain tjetri gruan Foto: Grief

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shpeshtohen, përkundër që vazhdimisht punohet në vetëdijësimin e qytetarëve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 10:00, në Suharekë, një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dhe kishte kanosur babin e tij viktimën mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.