Dy raste të dhunës në familje brenda 24 ore në Suharekë

06.08.2021

Rastet e dhunës në familja sa vijnë e shpeshtohen, ndërsa masat për parandalimin apo ndëshikimin e tyre ndonjëher pothuajse nuk vërehen fare. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje në Komunën e Suharekës. Sipas raportit bëhet e ditur […]

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 ore në Suharekë Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familja sa vijnë e shpeshtohen, ndërsa masat për parandalimin apo ndëshikimin e tyre ndonjëher pothuajse nuk vërehen fare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 13:00, në Suharekë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

Në rastin tjetër në Suharekë, rreth orës 19:15 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje familjare ishte fjalosur me babain e saj të dyshuarin mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.