Dy raste të dhunës në familje brenda 24 ore në Suharekë

Rastet e dhunës në familja sa vijnë e shpeshtohen, ndërsa masat për parandalimin apo ndëshikimin e tyre ndonjëher pothuajse nuk vërehen fare.

06.01.2022 / Suhareka

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 ore në Suharekë
Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 22:25, në Suharekë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.


I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër në Suharekë, rreth orës 20:55 është raportuar se viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është ndarë, përmes telefonit i dërgon mesazhe kërcënuese.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *