Dy raste me COVID-19 në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, gjykata në Suharekë ndërprenë punën

Gjykata Themelore e Prizrenit së bashku me degët e saj në Suharekë dhe Dragash, ka vendosur të ndërprejë proceset gjyqësore, me përjashtim të rasteve urgjente, për shkak të dy rasteve të Prokurorisë Themelore në Prizren që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Artan Sejrani ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, për “Betimi për Drejtësi”, tha se “për shkak se në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë rezultuar dy raste me Covid-19, për këtë javë nuk do të mbahen seancat e rregullta me përjashtim të rasteve urgjente.

“Kjo kërkesë ka ardhur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit”, tha gjykatësi Sejrani.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.