Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 582 në tërë Kosovën

03.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 48 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve […]

Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 582 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 48 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (21), Gjakovë (7), Mitrovicë (6), Gjilan (4), Lipjan (2), Obiliq (1), Klinë (1), Pejë (1), Rahovec (1), Skenderaj (1), Gllogoc (1), Prizren (1) dhe Fushë Kosovë (1).

Po ashtu, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,665 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 582, prej tyre 2 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 108,513 raste nga 738,571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,266 raste të vdekjes.