Dy prej të infektuarëve me covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

Nga 32 mostrat e marrura dje në Komunën e Suharekës, 11 kanë rezultuar pozitiv me covid-19.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se 2 prej të prekurve janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Në shtëpi janë 28 qytetarë të cilët janë në gjendje stabile shëndetësore. Ndërsa dy të prekur tjerë me Covid-19 janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së”, ka thënë Muharremaj.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Komuna e Suharekës renditet e 5-ta me 33 qytetar të prekur me covid-19, 1 të shëruar dhe 1 të vdekur.

RAPORTO