Dy persona të arrestuar gjatë ditës së marte në Suharekë

14.10.2020

Të martën në Komunën e Suharekës janë arrestuar dy persona për dy raste të ndryshme. Nga burime të SuharekaOnline mësohet se dy qytetar nga Suhareka gjatë ditës së martë janë arrestuar, bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, ku sipas policisë rreth orës 14:00 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një […]

Dy persona të arrestuar gjatë ditës së marte në Suharekë Foto: Ilustrim

Të martën në Komunën e Suharekës janë arrestuar dy persona për dy raste të ndryshme.

Nga burime të SuharekaOnline mësohet se dy qytetar nga Suhareka gjatë ditës së martë janë arrestuar, bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, ku sipas policisë rreth orës 14:00 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Gjithashtu, dy orë më vonë policia pohon se rreth orës 16:15 është arrestuar i dyshuari , pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Mësohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton SuharekaOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.