Dy mandate deputet i kuvendit, për shpenzime të udhëtimit Muharremaj u kompenzua mbi 10 mijë euro
Deputetë i Kuvendit të Kosovës ka qenë edhe kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për dy mandate, dhe atë në legjislaturën e IV dhe të V-të. Në bazë të publikimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën Nëntor 2011 – Korrik 2017, Muharremaj sa ishte deputet për shpenzime të udhëtimit është kompenzuar në shumën […]
Deputetë i Kuvendit të Kosovës ka qenë edhe kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për dy mandate, dhe atë në legjislaturën e IV dhe të V-të.
Në bazë të publikimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën Nëntor 2011 – Korrik 2017, Muharremaj sa ishte deputet për shpenzime të udhëtimit është kompenzuar në shumën prej 10,200.00 EURO.
Periudha | Shpenzime |
Nentor – Dhjetor 2011 | 450 |
Janar – Dhjetor 2012 | 2610 |
Janar – Dhjetor 2013 | 1860 |
Janar – Dhjetor 2014 | 1050 |
Janar – Dhjetor 2015 | 2460 |
Janar – Dhjetor 2016 | 690 |
Janar – Korrik 2017 | 1080 |
Gusht – Dhjetor 2017 | 0 |
TOTALI | 10200 |
Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.
Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.