Së shpejti do të fillojë montimi i 15 serave për përfituesit

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve Komual, ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës dhe për projektet në vazhdim.

Kryetari është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve.

Më pas, drejtorët kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre, ku vlen të theksohet se nga drejtoria e Shërbimeve Publike, u bë e ditur se janë në terren, në sanimin e rrugëve të dëmtuara, pastrim të shtratit të lumenjve, kanalizime dhe projekte të tjera.

Edhe nga drejtoria e Bujqësisë është raportuar se do të filloj shumë shpejtë montimi i 15 serrave për përfituesit e këtij projekti si dhe për projektin e stallave për bagëti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.