Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë njofton se është hapur aplikimi për pagesa direkte- subvensione edhe për sipërfaqe

18.03.2023

Komuna e Suharekë ka njoftuar se nga data 17 mars, 2023, është hapur aplikimi për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 edhe për sipërfaqe (digjitalizim). Përmes një njoftimi Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të […]

Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë njofton se është hapur aplikimi për pagesa direkte- subvensione edhe për sipërfaqe Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekë ka njoftuar se nga data 17 mars, 2023, është hapur aplikimi për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 edhe për sipërfaqe (digjitalizim).

Përmes një njoftimi Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit të aplikimit, raporton SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë:

Nga sot është hapur aplikimi për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 edhe për sipërfaqe (digjitalizim).

Të nderuar fermerë të Komunës së Suharekës, ju njoftojë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga sot ka hap periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2023!

Si Drejtori për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, kemi bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit të aplikimit. Nëse paraqitet nevoja do të punohet edhe gjatë vikendeve poashtu do të zgjatet edhe orari i punës.
Për mënyrën e aplikimit dhe çdo paqartësi ose informacion shtesë, mund të drejtoheni në zyret e Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë!