Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, u ka bërë thirrje të gjitha komunave në territorin e Kosovës që të i evidentojnë musafirët që vijnë në komunat e tyre.

Një gjë të tillë po e praktikon edhe komuna e Suharekës.

Ku së fundmi ka lansuar edhe platformën on-line për evidentimin e qytetarëve të ardhur nga diaspora.

Kjo platformë përmban të dhënat si: Emri dhe Mbiemri, Vendbanimi, Telefoni, Shteti nga vjen dhe Data e hyrjes në Kosovë. Të dhënat tuaja janë të mbrojtura sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave.

http://www.theranda.info/

Këtë e ka përshëndetur drejtori Ramadani, i cili ka bërë thirrje që të ndjekin këtë shembull të Suharekës.

“APEL KOMUNAVE TË KOSOVËS!

NDIQNI SHEMBULLIN E SUHAREKËS!

EVIDENTONI MUSAFIRËT QË TI PRESIM SA MË MIRË!

TI MBROJMË NGA COVID-19 DUKE I URUAR QËNDRIM TË KËNDSHĒM NË SHTËPITË E TYRE NË VETËKARANTIN!”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe sot po vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve dhe shesheve në Suharekë.