Drejtoresha e Inspeksionit në Suharekë tregon cilat biznese po mbyllen

06.04.2020

Inspeksioni Komunal i Suharekës sot ka nisur aksionion për mbylljen e të gjitha bizneseve që nuk janë duke zbatuar urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe In­ves­ti­me­ve Stra­tegjike. Sipas Drejtoreshës së Inspeksionit në Komunën e Suharekës, Jehona Rrafshi, inspeksioni komunal në Suharekë vazhdimisht është duke inspektuar bizneset dhe vetëm ato biznese që […]

Drejtoresha e Inspeksionit në Suharekë tregon cilat biznese po mbyllen Foto: Ilustrim

Inspeksioni Komunal i Suharekës sot ka nisur aksionion për mbylljen e të gjitha bizneseve që nuk janë duke zbatuar urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe In­ves­ti­me­ve Stra­tegjike.

Sipas Drejtoreshës së Inspeksionit në Komunën e Suharekës, Jehona Rrafshi, inspeksioni komunal në Suharekë vazhdimisht është duke inspektuar bizneset dhe vetëm ato biznese që e kanë të ndaluar ushtrimin e veprimtarisë sipas Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe In­ves­ti­me­ve Stra­tegjike po mbyllen.

“Bëhet fjalë për kafiteritë, restaurantet, qebaptoret” sipas urdhëreses.

Ajo ka apeluar te pronarët e bizneseve që ti përmbahen urdhëresës së Qeverisë konkretisht të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe In­ves­ti­me­ve Stra­tegjike (MEPTINIS) sipas së cilës urdhërohen të gjithë operatorët ekonomik të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Re­pu­blikës së Kosovës nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pan­de­misë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shën­de­tit publik.

1.    URDHËROHEN TË GJITHË OPERATORËT EKONOMIKË:

1.1.    të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Re­pu­blikës së Kosovës nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pan­de­misë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shën­de­tit publik;

1.2.    të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020, nr. 01/02 të 17 marsit 2020, nr. 01/03 të 17 marsit 2020, të plotësuar dhe ndryshuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe

1.3.    me vendime dhe urdhëresa të tjera që mund të nxjerrin Qeveria dhe Ministria lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

2.    Çdo operator ekonomik që lejohet te veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:

2.1.    të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;

2.2.    të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të fun­dit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shën­de­tësi Publike (IKSHP);

2.3.    të marrë masa për distancën shoqërore dhe shmangien e kontaktit, edhe për pu­no­njësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shë­n­detësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),

2.4.    të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar vep­rim­ta­rinë, duke për­fshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesat,[1] dhe

2.5.    të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.

3.     Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mby­llura, përfshirë këtu edhe qarshitë[2]), për­veç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qen­d­ra tregtare.

4.    Mbyllet tregtia me pakicë e tekstilit dhe produkteve të ngjashme, hekrarive dhe gjësendeve metalike e të ngjashme, si dhe libraritë. Këndet shitëse të këtyre produkteve në markete të mëdha duhet të demobilizohen.

5.    Mbyllen shërbimet e parukerisë, trajtime estetike, palestra, e të ngjashme sipas listës me kode “NACE”[3] (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

6.    Mbyllen edhe veprimtaritë tjera tregtare/shërbyese si në listën me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

7.    Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebap­to­ret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimevepër shërbim të klientëve vizitues (walk-in clients). Këta operatorë u nënshtrohen kushteve si vijon:

7.1.    Duhet t’i demobilizojnë tavolinat e ka­rri­get që përdoren për shërbim bren­da lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientët vizitues.

7.2.    Nuk u lejohet shërbimi marrje me vete (take-away)[4].

7.3.    Por u lejohet që produktet/shërbimet t’i shpër­ndajnë me porosi (delivery).

7.4.    Brenda lokaleve të tyre nuk lejohet të qëndrojë asnjë person, përveç per­so­ne­lit. Ambientet, personeli dhe mjetet e transportit të angazhuara për shpër­ndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa ri­go­ro­ze të hi­gji­enës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet me rigorozitet të respektohen masat e distancës shoqërore e shmangies së kontaktit.

  1. Shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqë­sore, pikat e karburantit, autolarjet, shërbimet komunale e financiare e vep­rimtari të tjera që lejohen të punojnë, sipas listës me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), u nënshtrohen kushteve si vijon:

8.1.    Duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete (take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending ma­chi­ne), por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).

8.2.    Tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dy­qa­ni i lubrifikantëve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e shërbimi me marrje me vete (Take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending machine)Por, lejohet shpërndarja e pro­duk­te­ve/shërbimeve me porosi (delivery).

9.    Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punë­dhë­nësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u kon­sumuar në vend punishte/hapësirën e punës.

10. Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. My­sa­fi­rët mund të shër­behen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhë­nat e sakta të my­sa­fi­rë­ve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli du­het të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shën­de­tësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësis Publike.​

11. Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik (të cekura në pikën 1).

12. Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletush­kat, kuponat, katalogët e të tjera.

13. Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e ma­ki­na­ve vetëshërbyese (vending-machine) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomikë[5].

14. Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët[6] dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese (të papërmendura ne këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre sipas listës me kode NACE, duke marrë ma­sat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.

15. Veprimtaritë ekonomike do t’i nënshtrohen kufizimeve në kohë dhe shtrirje si­pas vendimeve të ardhshme të Qeverisë me masat shtesë, në lidhje me emer­gjen­cën e shëndetit publike.

16. Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Ko­so­vës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zba­ti­min e ven­dimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.

17. Plotësohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/04 e 20 marsit 2020.