Suhareka përkujton ish-presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Në përcjelljen e një programi artistik të interpretuar nga GAM Theranda Komuna e Suharekës ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova.

Në fjalën e tij kryetari i degës së LDK-së Suharekë, Dr. Ardian Shala në Akademinë përkujtimore të 14 vjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, tha se sa herë që përkujtojmë Presidentin e parë dhe historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova obligohemi edhe më shumë të reflektojmë përgjegjësitë tona shtetërore dhe institucionale.

Kultura dhe filozofia e tij politike në thelb kishin paqen, mirësinë, mirëkuptimin,
tolerancën, lirinë dhe demokracinë.

Politika e tij u shtri në tri rrafshe:
-Orientim properëndimor
-Sundim ligji e përgjegjësi e lartë institucionale
-Integrim në strukturat euroatlantike dhe miqësi të përhershme me SHBA.
Dr.Rugova krijoi shumë miqësi. Ai nga ish Presidenti Amerikan Bill Klinton u quajt “njeri i shkëlqyer” , ndërsa ish kryeministri Britanik Toni Blair “njeri të urtë”, ndersa patrioti dhe veprimtari At Zef Pëllumbi e definon kësisoji figurën e Presidentit Rugova :
” U sha e u luftue nga serbët , u sha e u luftue nga shqipëtarët ,u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet ,por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan.Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i dijtuni e ma i urti i të gjithëve”.

LEXO EDHE:  Zvicranët shkruajnë për planet e kosovarëve për t`i ikur karantinës

Sot shteti ynë, Republika e Kosovës po kalon momente jo të mira për shkak të politikave jo të përgjegjëshme dhe si kurrë më parë ka nevojë për vizionin e Dr. Ibrahim Rugovës.
Respekti më i mirë i tij do bëhej nëse ne sot punojmë me menquri, urtësi dhe përgjegjësi institicionale.

Na mbetet që ta sendërtojmë shtetin tonë të krijuar me mund ,gjak e sakrificë. Ibrahim Rugova është e do mbetet gjithmonë simbol dhe arkitekt i Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit tonë historik Dr .Ibrahim Rugova!” ka përmbyllur fjalimin e tij Shala.