Dr.Fadil Kryeziu: Suhareka shembull për tërë regjionin, për momentin ka tre raste aktive

10.04.2020

Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Suharekë, duke e dërguar numrin në katër persona, prej të cilëve një është shëruar. I infektuari ka ardhur para dy dite nga Mali i Zi dhe është dërguar menjëherë në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për […]

Dr.Fadil Kryeziu: Suhareka shembull për tërë regjionin, për momentin ka tre raste aktive Foto: Ilustrim

Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Suharekë, duke e dërguar numrin në katër persona, prej të cilëve një është shëruar.

I infektuari ka ardhur para dy dite nga Mali i Zi dhe është dërguar menjëherë në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë.

Rastin mbrëmë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu.

E sot duke folur për gjendjen në Suharekë Dr.Fadil Kreyziu tha se deri më tani vazhdojnë të jenë të infektuar tre qytetar: 2 nga fshati Bllacë ku njëri gjendet në Banjë në vetizolim dhe tjetri në Bllacë, poashtu në vetizolim, ku gjendja shëndetësore e tyre është e mirë si dhe personi i tretë që gjendet në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Gjithashtu Kryeziu tha se Komuna e Suharekës është për tu marr shembull në menaxhimin e situatës dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e qytetarëve.

“Në regjion mburremi me Suharekën, si në rastet e mëparshme të menaxhimit të situatës me rriqëra ashtu edhe tani. Stafi mjeksor po bën punë të mirë dhe menaxhimi nga ana e Komunës është për tu marr shembull” ka shtuar ai.

Ndërsa i pyetur për rastet e tjera të mundshme me covid-19 në Suharekë ai ka thënë se një familje në Studençan është në monitorim të vazhdueshëm nga instituti të cilës i është rekomanduar që të vetizolohen për 14 ditë dhe se vazhdimisht instituti që ai drejton për arsye preventive po hulumton raste kontakti.