Në javët e para të situatës emergjente Suhareka po e përballonte shumë mirë luftën me covid-19.
Rasti i parë i shënuar pikërisht në qytet që dikur u bë edhe pacienti i parë i shëruar. Më tutje rastet pozitive filluan të identifikoheshin në fshatrat si Semetisht, Vraniq, Bllacë etj duke e rritur shumë shpejtë numrin e qytetarëve me covid-19.
Suhareka deri më sot ka shënuar mbi 30 raste me covid-19, në mesin e të cilëve fatkeqësht një vdekje dhe shumica e pacientëve të tjerë të shëruar.
Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, në një prononcim për SuharekaOnline ka dhënë lajme të mira për Suharekën.
Sipas drejtorit Suhareka është duke treguar progres në shërimin nga pandemia dhe se deri në fund të kësaj jave sipas tij pritet që në Suharekë të shërohen pothujase të gjithë pacientët.
Nga ritestimet e marra sot ai ka treguar se të gjithë kanë rezultuar negativ në testin e parë dhe se të martën do të ritestohen përsëri.
Në mesazhin e tij dërguar qytetarëve drejtori Kryeziu, ka bërë apel që pavarësisht progresit të treguar në Suharekë, duhet që vazhdimisht të respektojmë udhëzimet e insitutit.