Dr.Fadil Kryeziu: Rasti i dy tregtarëve nga Malisheva, kjo është gjendja në Suharekë!

Gjatë ditës së sotme në media u bë e ditur se dy tregtar tashmë të rezultuar pozitiv me covid-19 nga qyteti i Malishevës kishin shitur fidane në Krushë të Madhe me ç’rast ka ngritur shqetësim tek qytetarët.

Madje përmes thirrjeve përfaqësues të komunitetit kanë kërkuar që të gjithë personat që kanë blerë fidanë dhe kanë pasur kontakt me ta, të lajmërohen në QKMF.

Një alarm pothuajse i ngjashëm është ngritur edhe në Komunën e Suharekës që qytetarë nga Malisheva kanë vizituar të afërm të tyre edhe në Suharekë me ç’rast rrezikon jetën e qytetarëve.

Për të verifikuar informacionin SuharekaOnline ka kontaktuar me Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, konkretisht me drejtorin e kësaj qendre, Dr.Fadil Kryeziu.

Dr.Fadil Kryeziu tha se qëndron e kundërta, që një qytetar i Komunës së Suharekës saktësisht nga fshati Bllacë ka shkuar për vizitë në Banjë të Malishevës.

Sipas tij i njëjtë që nga momenti që ka shkuar në Banjë është vetizoluar atje dhe nuk është kthyer në Suharekë dhe se po të njëjtit i janë marr mostrat për analiza, shkruan SuharekaOnline.

Ai gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar si të shmangin daljet e panevojshme, të pastrojnë duart sa më shpesh, të mbajnë distancën etj.

RAPORTO