Dr. Fadil Kryeziu: Kontakti me pacienten, nesër merren mostrat nga 6 persona të tjerë në Suharekë

Të mërkurën infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë lajme të mira sa i përket pacientëve të shëruar në Kosovë nga virusi COVID-19. Krasniqi ka konfirmuar se janë shëruar plotësisht edhe katër pacientë të tjerë në mesin e të cilëve edhe pacientja e vetëm nga Komuna e Suharekës.

Pacientja është liruar ditën e enjte ku është shoqëruar për në shtëpi nga stafi i QKMF-së në Suharekë.

E për arsye parandaluese që të hulumtohen kontaktet e pacientës nesër do të merren mostrat edhe nga 6 persona të tjerë në Suharekë.

Dr.Fadil Kryeziu nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik i Kosovës në një prononcim për portalin SuharekaOnline ka bër të ditur dhe ka konfirmuar se nesër do të merren mostrat edhe nga gjashtë persona në Suharekë.

“Nesër në Suharekë për arsye preventive do të hulumtojmë kontaktet e pacientes tashmë të shëruar, e që në këtë rast përfshin familjarët dhe mjekët që janë kujdesur apo kanë pasur kontakt me të” ka shtuar Dr.Fadil Kryeziu.

Më tutje doktori tregoi se mostrat do të merren në ambientet e QKMF-së në Suharekë saktësisht në tendat për triazhim.

Ai gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar si të shmangin daljet e panevojshme, të pastrojnë duart sa më shpesh, të mbajnë distancën etj.

RAPORTO