Ardian Shala votoi kundër koalicionit të LDK’së me AAK’në dhe NISMA’në, tregon arsyet

Gjatë ditës kryetari i Lidhjes Demokratike të LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Këshilli i Përgjitshëm i partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile për një koalicion me AAK’në e Haradinajt dhe NISMA’n e Fatmir Limajt.

Përmes një njoftimi Mustafa ka bërë të ditur se nga i gjithë Këshilli i Përgjithshëm, 108 anëtar kanë përkrahur një koalicion me AAK’në dhe NISMA’n, 6 nga ta kanë dalë kundër dhe 10 të tjerë s’janë përgjigjur fare.

Mustafa ka shtruar pyetjen: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet?

Ndër 6 anëtarët që ka votuar kundër një koalicioni të tillë është edhe kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr. Ardian Shala.

Në një përgjigje për SuharekaOnline deputeti Shala ka treguar edhe arsyet pse ka votuar kundër një koalicioni me AAK’në, NISMA’në dhe komunitetet.

“Siq edhe tashmë dihet, ndodhemi në situatë dramatike si nga aspekti i krizës politike ashtu edhe të asaj shëndetësore, që padyshim do të lë gjurmë të pashlyeshme në interesat e vendit. Kjo prodhon një situatë që të vë në një pozitë të vështirë, sidomos kur je i ngarkuar me përgjegjësi institucionale” është përgjigjur Shala, shkruan SuharekaOnline.

Tutje ai ka shtuar se ashtu edhe siq e kam cekur në edhe në rastet tjera, kriza politike ka filluar që nga momenti kur është shkarkuar ish-ministri i MPB, nga kryeministri tashmë në detyrë z.Kurti dmth që nga gjysma e dytë e marsit, emruesi i përbashkët i tërë spektrit politik e ka pas një emër: NXITIM. Nuk i është dhënë asnjë mundësi zgjidhjes së problemeve përmes bisedimeve. Mbase do të kishim gjetur ndonjë zgjidhje. Dhe për fat të keq ky fenomen, pra “nxitimi” po vazhdon të na përcjellë akoma, ka thënë ai për SuharekaOnline.

“Për këtë arsye dhe për shumë arsyera të tjera, përkundër pozicionit tim tepër të vështirë, nuk kam mundësi të pajtoj me një vendim të kolegëve të partisë sime, që të sjellim sërish në pushtet ata që në njëfare mënyre u ndëshkuan nga vota qyetare. Prandaj çdo formë tjetër kombinimi nuk përputhet me premtimin tonë para elektoratit. Mendimi im është që në këtë fazë LDK të qëndroj në opozitë ” ka përfunduar Shala.

Kujtojmë se Dr. Ardian Shala, është një nga tre deputetët e LDK-së që ka votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

RAPORTO