Dr. Ardian Shala fiton betejën me COVID-19, së shpejti i kthehet aktiviteteve

21.08.2020

Para 15 ditësh deputeti dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr.Ardian Shala, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e kishte konfirmuar vet deputeti Ardian Shala, i cili kishte treguar se pas simptomave të paraqitura është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me ç’rast ishte vet-hospitalizuar në Infektivë në Spitalin e Prizrenit. E pas […]

Dr. Ardian Shala fiton betejën me COVID-19, së shpejti i kthehet aktiviteteve Foto: Ilustrim

Para 15 ditësh deputeti dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr.Ardian Shala, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e kishte konfirmuar vet deputeti Ardian Shala, i cili kishte treguar se pas simptomave të paraqitura është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me ç’rast ishte vet-hospitalizuar në Infektivë në Spitalin e Prizrenit.

E pas 15 ditësh deputetit Shala i është konfirmuar nga IKSHPK se ai është shëruar nga COVID-19.

Në një prononcim për SuharekaOnline, Dr. Ardian Shala, ka treguar se fatmirësisht ai dhe nëna e tij gëzojnë shëndet të mirë dhe se brenda pak ditësh pritet ti kthehet angazhimeve të mëparshme.

Më tutje ai ka treguar se beteja me COVID-19 nuk ishte e lehtë dhe ende ka disa komplikacione të vogla por të kalueshme.

Gjithashtu ai ka apeluar tek qytetarët që të jenë vigjilent në respektimin e masave mbrojtëse.

Kujtojmë se deri me tani një numër i madh i qytetarëve, personelit shëndetësor dhe zyrtarëve politikë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.