Dr.Arbër Zenelaj: Nga 22 raste negative, 19 të shëruar në Suharekë

Që nga fillimi i pandemisë Kosova sonte ka marr një ndër lajmet më të mira lidhur me pandeminë covid-19.

Sot gjatë ditës nga e gjithë Kosova janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Sot nga mostrat e marra në Suharekë nga 22 mostra negative, 19 janë shëruar komplet.

Këtë gjithashtu e ka bërë të ditur u.d. drejtorit të QKMF-së, Dr.Arbër Zenelaj, i cili tregoi se nga mostrat e marra sot në Suharekë të gjitha kanë rezultuar negative në mesin e të cilëve 19 janë të shëruar komplet.

Dr.Arbër Zenelaj, ka falënderuar qytetarët për durimin e treguar dhe gjithashtu ka apeluar që ende të respektojnë udhëzimet e institutit.

Ndryshe që një person të shpallet i shëruar duhet të rezultojë negativ në dy teste të njëpasnjëshme, 19 të shëruarit e sontëm ditën e hënë dhe sonte kanë rezultuar negativ për covid-19.

Kujtojmë se nga 37 raste të shënuara me covid-19 në Suharekë, kemi mbi 30 të shëruar dhe 1 vdekje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.