Dr.Arbër Zenelaj jep dorëheqje nga pozita e u.d. së drejtorit të QKMF-së në Suharekë

12.11.2020

Më 17 mars të këtij viti drejtori i atëhershëm i QKMF-së, Dr. Salih Bytyçi, zyrtarisht kishte përfunduar karrierën e tij si udhëheqës i këtij institucioni, për shkak të pensionimi të tij. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 ai kishte vazhduar ta ushtronte detyrën e drejtorit deri në muajin prill, ku i kishte […]

Dr.Arbër Zenelaj jep dorëheqje nga pozita e u.d. së drejtorit të QKMF-së në Suharekë Foto: Ilustrim

Më 17 mars të këtij viti drejtori i atëhershëm i QKMF-së, Dr. Salih Bytyçi, zyrtarisht kishte përfunduar karrierën e tij si udhëheqës i këtij institucioni, për shkak të pensionimi të tij.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 ai kishte vazhduar ta ushtronte detyrën e drejtorit deri në muajin prill, ku i kishte liruar vendin Dr.Arbër Zenelaj, i cili ishte emëruar ushtrues detyre i pozitës së drejtorit të QKMF-së.

Pothuajse shtatë muaj pas ushtrimit të kësaj pozite edhe ky i fundit ka dhënë dorëheqje, për faktin se karrierën e tij nga data 1 nëntor ka vendosur ta ushtrojë në specializimet postdiplomike.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline vet Dr.Arbër Zenelaj, i cili ka treguar se ka nënshkruar kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë që nga data 1 nëntor dhe në bazë të procedurave të parapara të legjislacionit nuk mund të ushtrojë funksionin e deritanishëm në QKMF.

E në vendin e tij është emëruar ish-drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr.Sale Bytyqi.

Kjo është bërë e ditur nga drejtoresha aktuale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, e cila ka thënë për SuharekaOnline se Dr.Sale Bytyqi është emëruar si u.d. e drejtorit të QKMF-së pasi që në këtë situatë nuk mund të hapen konkurse për pozitën e drejtorit.

SuharekaOnline ka tentuar të marr prononcim edhe nga Dr.Sale Bytyqi, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marr përgjigje.