Donatorët një “infuzon” për Suharekën, dita e 6 pa asnjë të infektuar

Kanë kaluar pothuajse gjashtë ditë që në Komunën e Suharekës janë lajmëruar rastet pozitive me covid-19.

Më datën 18 prill ishin konfirmuar edhe 11 rastet e fundit, që kryesisht ishin familjar të dy policëve dhe disa në Suharekë.

E në ditën e gjashtë që nga rastet e fundit edhe pas mostrave të shumta Komuna e Suharekës nuk ka raste pozitive.

Deri më tani janë gjithsej 33 raste nga të cilët 2 të shëruar dhe 1 i vdekur. Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prizren vazhdimisht ka në mbikqyrje të gjitha rastet e dyshuara dhe ata të infektuar.

Sipas kësaj qendre gjendja në Komunën e Suharekë është stabile, ku ditëve të fundit kemi edhe pacientin e dytë të shëruar dhe vazhdimisht po ritestohen dhe po mbikqyren edhe pacientët tjerë.

Dita e gjashtë pas asnjë rast të ri me covid-19, padyshim që për Komunën e Suharekës japin lajme të mira dhe shpresëdhënëse për stabilitetin e situatës në kohën e pandemisë.

Edhe në QKMF furnizimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë qëndron shumë më mirë ku sipas farmacistës përgjegjëse të QKMF-së në Suharekë, Lorza Gashi, në një prononcim për SuharekaOnline të martën, ka bërë të ditur se furnizmi i fundit është shumë i mirë.

Gjithashtu në Komunën e Suharekës një ndihmë tejet të madhe po e japin edhe donatorët si ata në mërgim poashtu edhe bizneset vendore. Donacionet kryesisht përfshijnë: miell, para të gatshme për familjet në nevojë, paisje mbrojtëse, dezinfektues etj.

Të enjten QKMF-së në Suharekë i është dhuruar edhe kabina e dezinfektimit, në të cilën qytetarët dezinfektohet para se të hynë në QKMF.

RAPORTO