LDK akuzon Muharremajn për blof me donacionin e 4 kamionëve, ky i fundit reagon me fakte

14.11.2020

Të premtën Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se Komuna e Suharekës ka pranuar donacion katër kamionë të pastrimit, nga shteti i Japonisë. “Sot Komuna e Suharekës përfiton një donacion tjetër nga Japonia, 4 kamionë për pastërtinë e ambientit. Falenderim i përzemërt për Popullin Japonez dhe u jemi mirënjohës gjithmonë” ka njoftuar Muharremaj, transmeton SuharekaOnline. […]

LDK akuzon Muharremajn për blof me donacionin e 4 kamionëve, ky i fundit reagon me fakte Foto: Ilustrim

Të premtën Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se Komuna e Suharekës ka pranuar donacion katër kamionë të pastrimit, nga shteti i Japonisë.

“Sot Komuna e Suharekës përfiton një donacion tjetër nga Japonia, 4 kamionë për pastërtinë e ambientit. Falenderim i përzemërt për Popullin Japonez dhe u jemi mirënjohës gjithmonë” ka njoftuar Muharremaj, transmeton SuharekaOnline.

E lidhur me këtë ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë ku kanë thënë se donacioni nga Japonia i dedikohet Eko-Regjionit e jo vetëm Komunës së Suharekës, e sipas tyre kryetari Muharremaj po bënë përpjekje që t’i marr meritat e të tjerëve për vete.

“LDK dega në Suharekë, publikisht kërkon nga kryetari aktual i Komunës sonë, që të mos bëjë blofe sikur ky i sotit, duke mos publikuar komplet ndihmën japoneze, por vetëm atë që i ra hise Suharekës. Përpjekja e kryetarit Muharremaj për të përvetësuar donacionet e fituara nga kompania publike “Eko Regjioni” është në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të tij për të marrë meritat e tjerëve dhe promovuar si rezultate të tij. Ai këtë donacion e promovon si donacion për Komunën duke mos potencuar askund që ky donacion ishte për Eko-Regjionin” thuhet në reagimin e LDK-së- dega Suharekë.

Mirëpo, këtij reagimi i është kundërpërgjigjur kryetari, Bali Muharremaj duke u sqaruar se donacioni iu është dhënë komunave dhe ato janë asete të tyre e ku Eko-Regjioni do të operoj në pastrimin e ambientit.

Gjithashtu, Muharremaj ka prezentuar dokumentin zyrtarë që është nënshkruar dje me Ambasadën Japoneze, e i cili tregon saktë se donacioni i është dhënë Komunës së Suharekës.