[DOKUMENT] Shpenzimet e Komunës së Suharekës për muajin Shtator 2022

06.10.2022

Në raportin zyrtar të Komunës së Suharekës për shpenzimet e muajit Shtator 2022 të siguruar nga SuharekaOnline shihen shpenzimet që ka bërë Komuna e Suharekës nën udhëheqjen e Bali Muharremajt. Nga ajo që shihet në raportin e shpenzimeve të muajit shtator në Zyrën e Kryetarit vihet në pah se për udhëtimet zyrtare jashtë vendit janë […]

[DOKUMENT] Shpenzimet e Komunës së Suharekës për muajin Shtator 2022 Foto: Ilustrim

Në raportin zyrtar të Komunës së Suharekës për shpenzimet e muajit Shtator 2022 të siguruar nga SuharekaOnline shihen shpenzimet që ka bërë Komuna e Suharekës nën udhëheqjen e Bali Muharremajt.

Nga ajo që shihet në raportin e shpenzimeve të muajit shtator në Zyrën e Kryetarit vihet në pah se për udhëtimet zyrtare jashtë vendit janë shpenzuar 916,77 euro, ndërsa për akomodime gjatë këtyre udhëtimeve zyrtare jashtë vendit u shpenzuan 320 euro.

Po ashtu te shpenzimet e zyrës së kryetarit bëhet e ditur se për pagat neto përmes listave të pagave janë shpenzuar 21,284.28 euro (€).

Në total nga zyra e kryetarit gjatë shtatorit janë shpenzuar gjithsej 27 mijë e 209 euro e 56 cent, duke përfshirë këtu pagat neto përmes listave të pagave, pagesa për sindikatë, tatimi ndalur në të ardhurat personale, kontributi pensional – punëtori, kontributi pensional – punëdhënësi, shpenzimet e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, shpenzime të vogla – para xhepi, akomodimi – udhëtimet zyrtare jashtë vendit, shpenzimet e telefonisë mobile, shërbimet e ndryshme intelektuale dhe këshilldhënëse, furnizime për zyrë, furnizim me ushqim dhe pije (Jo dreka zyrtare) dhe botimet e publikimeve.

Ndërkaq, në këtë raport bëhet e ditur se administrata në Komunën e Suharekës ka bërë shpenzime prej 53 mijë e 990 euro e 74 cent.

Inspekcioni ka bërë shpenzime në vlerë prej 9 mijë e 957 euro e 91 cent.

Zyra e Kuvendit Komunal – Suharekë

Buxheti – Suharekë

Shërbime publike – infrastruktura rrugore – Suharekë

ZKK – Suharekë

Bujqësia – Suharekë

Shërbimet kadastrale – Suharekë

Planifikimi urbanizmi inspekcioni – Suharekë

Administrata – Suharekë

Shërbimet e kujdesit primar shëndetësor

Shërbimet sociale – Suharekë

Shërbimet kulturore – Suharekë

Administrata – Suharekë

Arsimi parafillor, çerdhet – Suharekë

Arsimi fillor – Suharekë

Arsimi i mesëm – Suharekë