Doktori nga Suhareka i cili është sinonim i suksesit, i bashkangjitet ekipit të gastroenterologëve elitar të QKUK-së

16.12.2022

Një emër që po dëshmon suksese të vazhdueshme në lëmin e gastroenterologjisë është Dr.Qëndrim Zenelaj, i cili krahas shërbimive që ofron në Ordinancën specialistike gastroenterologjike “VIVE” në Suharekë, është duke numëruar suksese të njëpasnjëshme. Dr. Qëndrim Zenelaj nga sot i është bashkangjitur ekipit të gastroenterologëve elitar të QKUK-së si SPECIALIST. Zenelaj i cili në specializim […]

Doktori nga Suhareka i cili është sinonim i suksesit, i bashkangjitet ekipit të gastroenterologëve elitar të QKUK-së Foto: Ilustrim

Një emër që po dëshmon suksese të vazhdueshme në lëmin e gastroenterologjisë është Dr.Qëndrim Zenelaj, i cili krahas shërbimive që ofron në Ordinancën specialistike gastroenterologjike “VIVE” në Suharekë, është duke numëruar suksese të njëpasnjëshme.

Dr. Qëndrim Zenelaj nga sot i është bashkangjitur ekipit të gastroenterologëve elitar të QKUK-së si SPECIALIST.

Zenelaj i cili në specializim ka treguar suksese të larta për gastroenterologji, sidomos për endoskopi intervente, së fundmi ka hapur edhe Ordinancën specialistike gastroenterologjike “VIVE” në Suharekë.

Suksesi i tij është dëshmuar sidomos për ndaljen e gjakderdhjeve nga trakti tretës, për polipektomi, dhe nxjerrjen e trupave të huaj.

Fal këtij angazhimi dhe përkushtimi për profesionin e tij, nga Dr. Qëndrim Zenelaj lë të nënkuptohet se ardhmëria e gastroenterologjisë kosovare është e ndritshme.