Dogana e Kosovës konfiskon sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike në Suharekë

14.02.2022

Ato dyshohet se i ikën mbikëqyrjes së autoriteteve të doganës, duke u transferuar ilegalisht nga një depo e autorizuar në një tjetër. Sipas Doganës së Kosovës malli është larguar nga depoja e mallrave me akcizë dhe është bartur në depo e cila nuk është e autorizuar dhe me këtë rast malli është pa banderolë dhe […]

Dogana e Kosovës konfiskon sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike në Suharekë Foto: Ilustrim

Ato dyshohet se i ikën mbikëqyrjes së autoriteteve të doganës, duke u transferuar ilegalisht nga një depo e autorizuar në një tjetër.

Sipas Doganës së Kosovës malli është larguar nga depoja e mallrave me akcizë dhe është bartur në depo e cila nuk është e autorizuar dhe me këtë rast malli është pa banderolë dhe i ka ikur taksave ku vlera llogaritet mbi 30 mijë euro.

Vlera e dëmit konsiderohet të jetë mbi 30 mijë euro dhe për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren, që do të marrë veprimet e mëtutjeshme.