Në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtohen edhe 30 shtëpi të reja në Suharekë
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës do të ndërtohen 30 shtëpi në bashkëpunim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe donatorët e saj. Muharremaj në një postim në facebook ka bërë të ditur se bashkpunimi me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”dhe donatorët e saj ka filluar që të realizohet, e […]
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës do të ndërtohen 30 shtëpi në bashkëpunim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe donatorët e saj.
Muharremaj në një postim në facebook ka bërë të ditur se bashkpunimi me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”dhe donatorët e saj ka filluar që të realizohet, e fal këtij bashkëpunimi në Komunën e Suharekës do të ndërtohen 30 shtëpi.
Postimi i plotë i Kryetarit Bali Muharremaj
Gëzim Aliaj nga Maqiteva do të bëhet me shtëpi të re.
Kjo po realizohet si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar më herët me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe donatorët e saj.
30 shtëpi do të ndërtohen fal këtij bashkëpunimi.
Bali Muharremaj
