DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim të konkursit për punëtor teknik-ndihmës në dy shkolla

24.05.2022

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme DKA-Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve. “Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 Nr.473, të datës 19.04.2022, përpilon listën e kandidatëve me rezultatet e testit me shkrim.”, thuhet në njoftimin […]

DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim të konkursit për punëtor teknik-ndihmës në dy shkolla Foto: Ilustrim

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme DKA-Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve.

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 Nr.473, të datës 19.04.2022, përpilon listën e kandidatëve me rezultatet e testit me shkrim.”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Ndërsa, më tutje bëhet e ditur se intervista me gojë do të mbahet me datën 26 maj 2022 në sallën e Bordit, në objektin e Komunës së Suharekës me fillim nga ora 09:00.

Konkursi ka qenë i shpallur për një punëtor teknik-ndihmës në SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë dhe një punëtor teknik-ndihmës në SHFMU “Flamuri i Arbërit” në Reshtan.

Vërejtje: Kandidatët të cilët nuk janë përfsihrë në listën e ngushtë kanë të drejtë në afat prej tre (3) ditësh të paraqesin vërejtjet e tyre në përpilimin e listës së ngushtë te komisioni përzgjedhës.

Më poshtë mund të gjeni rezultatet e testit me shkrim për të gjithë kandidatët në pozitat e konkursit si dhe informacione për intervistën me gojë:

Vendim-per-intervisten-me-goje