DKA-Suharekë ndanë mirënjohje për ish-drejtorët dhe mësimdhënësit e dalluar

08.03.2021

Për nderë të festës së 7 marsit Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka ndarë mirënjohje për ish-drejtorët dhe mësimdhënësit më të dalluar të shkollave të komunës. DKA-Suharekë ka organizuar një ceremoni ku ka ftuar punëtorë të arsimit, drejtorë të shkollave, ish-drejtorë të DKA-së dhe punëtor të tjerë të dalluar me ç’rast ka shpërndarë edhe mirnjohje […]

DKA-Suharekë ndanë mirënjohje për ish-drejtorët dhe mësimdhënësit e dalluar Foto: Ilustrim

Për nderë të festës së 7 marsit Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka ndarë mirënjohje për ish-drejtorët dhe mësimdhënësit më të dalluar të shkollave të komunës.

DKA-Suharekë ka organizuar një ceremoni ku ka ftuar punëtorë të arsimit, drejtorë të shkollave, ish-drejtorë të DKA-së dhe punëtor të tjerë të dalluar me ç’rast ka shpërndarë edhe mirnjohje për mësimdhënësit më të dalluar, raporton SuharekaOnline.

Kryetari i Komunës, bali Muharremaj në fjalën e tij ndër tjera ka uruar të gjithë mësimdhënësit, ndërsa për rëndësinë e këtij profesioni ka folur drejtori i arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Njoftimi i plotë:

Për më të dalluarit dhe ish drejtorët e DKA-së u ndanë mirënjohje

Drejtoria Komunale për Arsim e Komunës së Suharekës, për Festën e mësuesit – 7 marsin, në ka organizuar një ceremoni rasti ku kishte ftuar punëtorë të arsimit, drejtorë të shkollave, ish drejtorë të DKA-së dhe punëtorë tjerë të dalluar arsimor.

Me këtë rast kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj, ka uruar Festën e tyre, ndërsa për rëndësinë që ka profesioni i mësuesit dhe për historikun e arsimit ka fol drejtori i Arsimit z.Remzi Bajselmani.

Më pastaj kryetari Muharremaj ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar dhe për ish drejtorët e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Suharekës