DKA-Suharekë hap konkurs pune për 13 mësimdhënës/e në këto shkolla

Drejtoria e Asimit në Suharekë ka hapur konkurs pune për 13 mësimdhënës për disa shkolla të komunës.

DKA-Suharekë ka hapur një konkurs pune për një mësimdhënës/e për lëndën e e arkitekturës, në SHMT ”Skënder Luarasi”, një mësimdhënës/e për lënden e gjuhës dhe letërsisë shqipe, për 13 orë në javë (7 orë në Gjimnazin ”Jeta e re”, 4 orë në SHFMU ”7 Marsi” dhe 4 orë në SHMFU ”Destan Bajraktari” në Suharekë.

Tre mësimdhënës/e në SHFMU ”28 Nëntori”në Dobërdelan, dy mësimdhënës/e në SHFMU ”Edit Durham” në Mushtisht paralelja në Delloc, dy mësimdhënës/e në SHFMU ”Kongresi i Manastirit” në Studençan, një mësimdhënës/e në SHFMU ”Dituria” në Samadraxhë, dy mësimdhënës/e në SHFMU ”Sadri Duhla” në Duhël dhe një mësimdhënës/e në shkollën ”Shkëndija” në Suharekë, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu në njoftim thuhet se aplikuesit do të informohen me kohë për orarin e intervistimit.

RAPORTO