DKA-Suharekë hap konkurs për tri vende të lira pune për pozitat: Teknik/ndihmës dhe kuzhinier/e

26.07.2023 Suharekë
Komuna e Suharekës ka hapur konkurs pune për tri vende të lira pune.
Komuna e Suharekës njofton se në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka hapur konkurs pune për tri vende të lira pune për këto pozita: Kuzhinier/e për në IP “Fluturat” paralelja në Duhël, Punëtor Teknik/e ndihmës/e në SHFMU “Drita” në Gelancë dhe Punëtor Teknik/e ndihmës/e në SHFMU “Drita” në IAAP “Avdyl Ramaj” në Shirokë, raporton SuharekaOnline.
Në njoftim thuhet se kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 27.08.2023 deri në 03.09.2023.

Sipas njoftimit të komunës, për pozitën kuzhinier/e për IP “Fluturat” paralelja në Duhël kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë këtë dokumentacion:
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
- Diploma e shkollës së mesme (fotokopje)
- Ekstrakti i lindjes
- Letërnjoftimi (fotokopje)
- Dëshmi të përvojës së punës (nëse ka)
- Certifikatën nga gjykata që ndaj tij/asaj nuk zbatohen hetimet

Poashtu, për pozitën teknik/ndihmës në IAAP “Avdyl Ramaj” në Shirokë dhe SHFMU “Drita” në Gelancë kërkohet dokumentacioi i njëjtë:
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
- Diploma e shkollës së mesme (fotokopje)
- Ekstrakti i lindjes
- Letërnjoftimi (fotokopje)
- Dëshmi të përvojës së punës (nëse ka)
- Certifikatën nga gjykata që ndaj tij/asaj nuk zbatohen hetimet

