DKA shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të klasave të dhjeta në tri shkollat e mesme të Suharekës

Ka filluar pranimi i dokumenteve për regjistrim në klasat e dhjeta në Gjimnaz dhe shkollat profesionale të Komunës së Suharekës.

Në bazë të konkursit nr.658, i datës 24.06.2019 për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollor 2019/20, në afatin e qershorit në tri shkollat e mesme të Komunës së Suharekës ka filluar pranimi i dokumenteve nga nxënësit të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ultë.

Ekipi i DKA-së i prirë nga Drejtori i DKA-së, z.Remzi Bytyçi kanë dalë sot në terrem për të përcjellë punën e komisioneve të formuara nga Drejtorët e shkollave në procesin e pranimit të dokumentëve nga nxënësit.

“Nga ajo që vërejtëm për kohën sa ishim në terren vleërsojmë se janë duke u respektuar kriteret e konkursit të cilat i ka vendosur MASHT”, njofton Drejtoria e Arsimit të Komunës së Suharekës.

Sipas të dhënave që i ofruan komisionet në ora 11:00 interesimi i nxënësve të paraqitur ditën e parë të pranimit të dokumenteve është në sa vijon:

1. Në Gjimnazin “Jeta e Re” dokumentet i kanë dorëzuar 63 në shkencat natyrore dhe 52 në shkencat shoqërore.

2. Në shkollën Teknike “Skënder Luarasi” janë paraqitur mbi 50 nxënës të shpërndarë në profile të ndryshme, ku karakteristikë në këtë shkollë ishte programi i instaluar i aplikimit ku me rastin e aplikimit kandidatit automatikisht në bazë të kritereve të konkursit i llogariten pikët e fituara dhe nxënësit pajisen me dokumentin për rangimin e pikëve dhe sheh mundësitë e pranimit apo jo të tij në profilin e kërkuar.

3. Në shkollën profesionale “Abdyl Ramaj” janë lajmëruar 98 nxënës të shpërndarë në profile të ndryshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.