Kanë mbetur më pak se një javë deri në ditën kur mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta. Më datën 15 qershor MASH ka marr vendim që pëfundimisht testi të mbahet ashtu edhe siç është caktuar, edhe pse me shumë sygjerime për mos mbajtjen e tij nga Këshilli i Prindërve.
Edhe DKA në Komunën e Suharekës është duke bërë përgatitjet që ky test të mbahet sipas udhëzime të ministris dhe të IKSHPK-së.
Në një intervistë për SuharekaOnline, drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka bërë të ditur se drejtoria që ai udhëheq vazhdimisht është në koordinim me të gjitha shkollat dhe MASH-in që ky process të zhvillohet në mënyrën më të mire dhe më të sigurt për nxënësit nga ana e masave mbrojtëse.
“Vendimi është marr me 15 qershor që testi të mbahet me datën 23 qershor, pas konsensusit që ka dal nga drejtorët e DKA-ve me ministrinë e arsimit. Ne si komunë kemi bërë të gjitha përgatitjet nëpër shkolla sa i përket masave mbrojtëse kundër covid-19. Me udhëzim të Inspektoriatit të Arsimit të gjitha shkollat i kemi pajisur me dezinfektant, mjete higjienike, termometër me infrared për matjen e temperatures së nxënësve ku shkollat nga buxheti i vet do ti paguajnë ato” ka thënë Bajselmani.
Ndër tjera ai ka treguar se listat e nxënësve janë përpiluar ku secila klasë do të ketë maksimum 15 nxënës dhe janë caktuar komisionerët e DKA-së, gjithashtu edhe komisioner nga Prishtina do të ketë janë në 5 qendrat ku do të mbahet testi në Suharekë.
Te disa prindër është ngritur shqetësim çështja e fotografimit të nxënësve se si po lejohet që nxënësit po ftohen të dalin në fotografi përderisa mësimin po lejohet, mirëpo sipas Remzi Bajselmanit, fotografitë janë obilgative për shkak të identifikimit të nxënësve gjatë mbajtjes së testit dhe ata nxënës të cilët kanë fotografi mund edhe të mos i bëjnë, vetëm se ditën kur mbahet testi duhet ta kenë një fotografi portrait në librezën e shkollës të vulosur nga drejtori i shkollës, pasiqë ata janë nën moshën që u lejohet letërnjoftimi. Gjithashtu në raste kur ju mungon libreza atëherë nxënësit mund ti nënshtrohen testit me certificate të lindjes me fotografi.
Secila klasë ku do të mbahet testi do të ketë dezinfektues, të gjithë nxënësit do të kenë maska, do të ketë distanc në mes tyre, ndërsa dorezat do të jenë relative për shkak të djersitjeve të duarve gjatë plotësimit të testit, ka thënë ai.
Përderisa kanë mbetur edhe 6 ditë deri te mbajtja e testit drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, thotë se DKA është e përgatitur edhe për ato raste ku familjar të nxënësve janë të identifikuar me covid-19. Në këto raste sipas tij nxënësi lirohet nga testi ose i njëjti i nënshtrohet më vonë ose me anë të komisionerëve i mundësohet mbajtja e testit në shtëpi, por që fatmirësisht deri më tani nuk kemi këso raste.
Gjithashtu ai ka ngritur shqetësim për disa raste ku nga vet nxënësit pa mësimdhënësit po organizojnë shëtitjë në natyrë. Duke mirëkuptuar dëshirën e nxënësve për të dal sidomos pas periudhës së pandemisë, ai prapë ka apeluar që të kenë mirëkuptim që këto shëtitje të mos organizohen sepse është në të mire të tyre si për shkak të virusit covid-19 ashtu edhe për shkak të ndonjë aksidenti eventual.
Me këtë rast drejtori i ka uruar nxënësve sukse në Testin e Arritshmërisë dhe njëkohësisht ka apeluar që me mirëkuptim dhe me respektim të masave të bëhen shembull në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të familjes.