Suhareka

Djemtë nga Suhareka, qe u vlersuan më “Nënshtetësinë e nderit italiane”, sot u takuan edhe me kryetarin Bali Muharremaj

Florim Bytyqi dhe Lulëzim Bytyqi sot ishin në zyrën e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, ku i pari i komunës i uroj dhe falenderoj, si dhe u shpreh së ndihet krenar për veprën e tyre heroike.

“Jam nderuar sot si kryetar i komunës me vizitën e dy qytetarëve tanë Florim Bytyqi dhe Lulëzim Bytyqi, ku bashkë me Ilir Lekaj, Leorat Hoti dhe Burim Kuqi, në natën mes 13 e 14 korrikut 2019, kishin bërë një akt heriok për shpëtimin qytetarëve Italian nga një aksident në ujë.” u shpreh Muharremaj.

Në makinën që gjendej në ujë, ndodheshin 5 persona por fatkeqësisht ata ishin 10 minuta me vonesë, por prapë se prapë ata rrezikuan jetën e tyre, për shpëtimin e tyre.

Nga 5 personat që gjendeshin në det kanë arritur të shpëtojnë një vajzë, ndërsa katër djem kishin mbetur të vdekur.

“Ata janë shpallur qytetarë nderi për këtë veprim në Itali dhe ne jemi krenar për veprën e tyre heroike”, tha Muharremaj.

Gazetat Italiane i patën kushtuar një artikull pesë kosovarëve, me punë të përhershme në Itali, të cilët kishin bërë një gjest heroik. Ku muajin e kaluar, në Jesolo, kanë humbur jetën katër të rinj, pas përplasjes me një makinë. Kosovarët janë ndalur dhe kanë bërë të pamundurën t’i shpëtojnë.

Laurat Hoti nga Malisheva, 30 vjeç dhe Florim Bytyci nga Semetishti, 38 vjeç, nga Mestre, janë zhytur dhe i kanë nxjerrë trupat e Eleonorës, Giovannit dhe Leonardos, ndërsa Riccardo mbetej i kurthuar në timon. Të tjerët, Lulzim Bytyci nga Semetishti, Ilir Lekaj, Burim Kuci nga Suhareka, i ndihmonin nga bregu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.