Djegia e siguresave, KEDS kërkon kursim maksimal të rrymës në Suharekë

31.12.2019

Pas ndërprerjes së furnizmit me energji elektrike në disa qytete të Kosovës përfshirë këtu edhe qytetin e Suharekës, KEDS apelon te qytetarët që të kursejnë maksimalisht rrymën. Përmes një njoftimi në Facebook, KEDS ka sqaruar se ndërprerjet janë shkaktuar nga djegia e siguresave.  “Në disa zona, vecanërisht në Fushë Kosovë dhe Malishevë janë duke u paraqitur mbingarkesa ekstreme, […]

Djegia e siguresave, KEDS kërkon kursim maksimal të rrymës në Suharekë Foto: Ilustrim

Pas ndërprerjes së furnizmit me energji elektrike në disa qytete të Kosovës përfshirë këtu edhe qytetin e Suharekës, KEDS apelon te qytetarët që të kursejnë maksimalisht rrymën.

Përmes një njoftimi në Facebook, KEDS ka sqaruar se ndërprerjet janë shkaktuar nga djegia e siguresave. 

“Në disa zona, vecanërisht në Fushë Kosovë dhe Malishevë janë duke u paraqitur mbingarkesa ekstreme, ku po djegen në vazhdimësi siguresat. Ekipet e KEDS-it janë duke i zëvëndësuar ato, por ka raste që po djegen të njëjtat nga dy e tri here”, thuhet në njoftim. 

Kështu, KEDS apelon që kursimi i energjisë, në një pjesë të Prizrenit, Suharekës dhe Ferizajt, të jetë maksimal. 

KEDS ka njoftuar nga ora 15:00 ka në dispozicion 430 punëtorë, sikurse 120 tjerë rezervë që të intervenojnë në secilën situatë. Por, KEDS vlerëson se kursimi i energjisë elektrike do t’ua lehtësonte shumë punën edhe atyre.