Dita ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Muharremaj premton përkrahje dhe angazhim

03.12.2019

Dita Ndërkombëtare e Aftësisë së Kufizuar ka sjellë në vëmendje këtë kategori, ku aktivitetet janë konceptuar në trajtimin e tyre si të barabartë me bashkëmoshatarë të tjerë, fëmijë me aftësi të kufizuar. Qëllimi i shënimit të kësaj dite në Republikën e Kosovës është diskutimi dhe dizajnimi i prioriteteve zhvilluese nga institucionet dhe shoqëria civile, në […]

Dita ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Muharremaj  premton përkrahje dhe angazhim Foto: Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Aftësisë së Kufizuar ka sjellë në vëmendje këtë kategori, ku aktivitetet janë konceptuar në trajtimin e tyre si të barabartë me bashkëmoshatarë të tjerë, fëmijë me aftësi të kufizuar.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite në Republikën e Kosovës është diskutimi dhe dizajnimi i prioriteteve zhvilluese nga institucionet dhe shoqëria civile, në këtë mënyrë duke sjellë perspektivë më të madhe në mbrojtjen Personave me Aftësi të Kufizuara, si pjesë e barabartë e shoqërisë së përgjithshme në vend ku me të drejtë ata i takojnë.

Sot me rastin e kësaj dite ndërkombëtare kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar personat me aftësi të kufizuara në Suharekë së bashku me përfaqësuesit e “Handikos”, Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Shëndetsisë dhe Mirëqenies Sociale.

Muharremaj ka premtuar se do të ketë përkrahje dhe angazhim kudo që ata e shohin të nevojshme.

“Në Shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, bashkë me përfaqësuesit e “Handikos” – Suharekë, Drejtorisë së Arsimit, Drejtorisë së Shëndetsisë dhe Mirëqenies Sociale, folëm dhe diskutuam bashkë për të drejten e krijimit të mundësive për një shoqëri gjithëpërfshirëse, pa diskriminim, lëvizje të lirë me synimin e përbashkët që ta trajtojmë secilin sipas të drejtës së tij”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.