Në Suharekë, në kuadër të Ditës së Tokës dje u organizua një aksion për pastrimin e mjedisit në tërë territorin e komunës tonë.
Në këtë aksion në Komunën e Suharekës kanë marrë pjesë nxënësit e shkollave të mesme dhe të gjithë ata që kanë dëshirojnë një ambient, mjedis sa më të bukur e më të pastër.
Po të njejten ditë simbolikisht u angazhuan edhe anëtarët e HANDIKOS.
E ky aksion do të vazhdojë edhe sot, ku nxënësit e shkollave fillore do të angazhohen në pastrim në zonat e fshatrave.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se edhe në ditët në vazhdim do të kemi përfshirje të gjerë të qytetarëve kudo, në pastrimin e ambientit në secilin cep të territorit të komunës tonë.
Ndryshe, çdo vit, Dita e Tokës shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për krizën klimatike dhe sfidat që ndërlidhen me mirëqenien e planetit.