“Dita e Fëmijëve”, Muharremaj përuron dy çerdhe të reja

01.06.2022

“Dita e Fëmijëve” u shënua edhe në Komunën e Suharekës, ku ndër aktivitetet që u organizuan është edhe ajo e përurimit të dy çerdheve në dy fshatra të komunës sonë. Sot në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, është përuruar çerdhja e fëmijëve, e gjashta publike në komunën tonë. Në ceremoninë e përurimit të këtij […]

“Dita e Fëmijëve”, Muharremaj përuron dy çerdhe të reja

“Dita e Fëmijëve” u shënua edhe në Komunën e Suharekës, ku ndër aktivitetet që u organizuan është edhe ajo e përurimit të dy çerdheve në dy fshatra të komunës sonë.

Sot në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, është përuruar çerdhja e fëmijëve, e gjashta publike në komunën tonë.

Në ceremoninë e përurimit të këtij Institucioni, kryetari Komunës, Bali Muharremaj, ka uruar banorët e Studençanit për hapjen e çerdhes së fëmijëve, duke shtuar se tani e tutje do ta kenë më të lehtë një përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre.

LEXO EDHE:  LDK-ja me një listë të diversifikuar në Suharekë: Shala, Suka, Bytyçi dhe Kryeziu në garë

Po ashtu, ai ka premtuar se do të ketë edhe përurime tjera të çerdheve për fëmijë.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme është përuruar edhe çerdhja në fshatin Samadrexhë, ku në këto ceremoni ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Remzi Bajselmani, i cili ka uruar që edukimi i tyre të ecë mbarë.

Etiketat