Dita e 8-të radhazi me asnjë të infektuar me COVID-19 në Suharekë

03.06.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, ku […]

Dita e 8-të radhazi me asnjë të infektuar me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, ku që pesë ditë radhazi nuk është regjistuar asnjë i infektuar me COVID-19 në Suharekë.

Gjatë ditës së sotme u konfirmuan 12 raste pozitive, asnjë në Suharekë, po ashtu edhe gjatë ditës së mërkurë u regjistruan 18 raste pozitive, asnjë në Suharekë.

Gjithashtu, më 1 qershor u regjistruan 19 raste pozitive me COVID-19, asnjë në Suharekë, më 31 maj u regjistruan 5 raste pozitive, asnjë në Suharekë, më 30 maj 23 raste pozitive, asnjë në Suharekë.

Po ashtu edhe më 29 maj u regjistruan 28 raste pozitive me COVID-19 në tërë Kosovën, asnjë i infektuar në Suharekë, më 28 maj 18 raste pozitve në vend, asnjë në Suharekë dhe më 27 maj u regjistruan 23 raste pozitive, asnjë në Suharekë.

Një gjë e tillë bënë që të kuptohet se është duke pasur efekt në rënien e numrit të të infektuarve, vaksinimi kundër COVID-19 si dhe masat adekuate për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë.