Para disa javësh, një qen kishte sulmuar disa nxënës në shkollë, ku Diellza ishte lënduar në kokë. Rasti kishte ndodhur rreth orës 09:50, dhe pas ndërhyrjes së policisë, qeni ishte asgjësuar.

“E dashur Diellza, jemi shumë të lumtur që je rikthyer mes nesh! Ke qenë në mendimet dhe lutjet tona gjatë gjithë kësaj kohe. Je një vajzë e fortë dhe e guximshme, dhe kthimi yt sot është një dëshmi e forcës tënde. Shkolla nuk ishte e njëjtë pa ty, dhe mezi presim të vazhdojmë të mësojmë dhe të rritemi së bashku. Mirë se u ktheve”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Kthimi i Diellzës në shkollë është një lajm i mirë dhe shpresëdhënës, duke treguar se ajo po shërohet dhe po i rikthehet normalitetit pas përvojës së vështirë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid07Mt5vwF8ZhYM4rzvFJd95tYpjgixHwvm56di4rixU2DwxpLqjMgZi3crTXECqR5yl&id=100063270697540