Dhjetë ditë pa asnjë të prekur me covid-19 në Suharekë

01.06.2020

Sot janë mbushur 10 ditë qëkur në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus dhe të gjitha mostrat e testeve të bëra kanë rezultuar negative, duke e rritur kështu shpresën se nuk do të ketë raste të reja. Aktualisht në Komunën e Suharekës janë edhe dy pacientë aktiv me COVID-19, […]

Dhjetë ditë pa asnjë të prekur me covid-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Sot janë mbushur 10 ditë qëkur në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus dhe të gjitha mostrat e testeve të bëra kanë rezultuar negative, duke e rritur kështu shpresën se nuk do të ketë raste të reja.

Aktualisht në Komunën e Suharekës janë edhe dy pacientë aktiv me COVID-19, të cilët pritet të shërohen brenda kësaj jave.

Dy rastet e fundit të identifikuara me covid-19 në Suharekë ishin më 22 maj 2020, ku në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, kishin rezultuar pozitiv edhe dy pjestar të Policisë së Kosovës nga Suhareka që shërbejnë në Prizren.

Që nga data 22 maj kanë kaluar gjithsej 10 ditë dhe sipas udhëzimeve të OBSH-së për të shpallur dikë të shëruar duhet kaluar të paktën 14 ditë dhe pas 14 dite në dy ritestime të njëpasnjëshme duhet të rezultojë negativ për covid-19.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar se zyrtarët policor të prekur me COVID-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se Komuna e Suharekës ka 38 raste të idenfitikuara me covid-19, në mesin e tyre 35 të shëruar, 1 rast vedekje dhe 2 raste aktive.

Në anën tjetër në Kosovë sot janë identifikuar edhe 27 raste të reja me covid-19.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.