Dezinfektohet stacioni policor në Suharekë, gjendja e dy policëve stabile

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Vraniqi dhe një pacienti tjetër nga Suhareka, me ç’rast gjatë ditës janë marrur 16 mostra.

Nga 16 mostrat e marrura të enjten me SARS-CoV-2 pozitiv janë diagnostikuar gjithsej gjashtë (6) raste.

Nga 6 rastet e konfirmuara me covid-19, 2 prej tyre janë pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe shërbejnë në stacionin policor në Suharekë ku njëri është nga fshati Bukosh dhe tjetri nga fshati Krushicë e Poshtme.

Me të filluar punën sot është bërë edhe dezinfektimi stacionit policor në Suharekë. Komandanti i këtij stacioni, Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se stacioni është dezinfektuar disa herë edhe nga Komuna e Suharekës.

Duke folur për gjendjen e policëve tashmë të konfirmuar me covid-19 ai ka thënë se gjendja e tyre është stabile dhe janë të vetizoluar.

Ndër tjera komandanti ka shtuar policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në shërbim të qytetarëve 24/7.

RAPORTO