Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.
Nga të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare.
Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar Dr.Qëndrim Zenelaj nga QKMF e Suharekës ku ndër tjera ka bërë të ditur se pacientja më datën 11 mars ka pasur kontaktin e fundit me një person tashmë të infektuar me koronavirus covid-19, shkruan SuharekaOnline.
Pas pranimit të një pacienti femër rreth orës 10 dhe dyshimit në COVID-19 është dërguar me Autoambulancë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Rasti është përpunuar nga ekipi mjekësor në tendën për triazhim në QKMF Suharekë në mënyrë profesionale dhe sipas udhëzimeve nga IKSHPK dhe OBSH.
Pacientja është nga qyteti i Suharekës dhe me vendbanim është në qytet (emër i njohur për redaksinë).
Sipas Dr.Qëndrim Zenelaj gjendja e pacientes në fjalë është stabile.
Gjithashtu doktori ka apeluar te qytetarët:
Ne rrijmë këtu për t’ju ndihmuar juve, ju rrini në shtëpi për të n’a ndihmuar neve .
#papanikpormekujdesteshtuar!