Detaje ekskluzive, Sokol Halili kishte qëndruar në Suharekë për rreth një orë e gjysmë

02.12.2022

Dy ditë më parë Sokol Halili kishte vrarë guran e tij në orët e fundit të shtatzanisë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa, gjatë ditës së sotme nëpër media kanë çarkulluar video ku shihet tashmë i ndjeri, Sokol Halili dhe pretendohet të jetë në qytetin e Suharekës. Burime të SuharekaOnline tregojnë eksluzivisht […]

Detaje ekskluzive, Sokol Halili kishte qëndruar në Suharekë për rreth një orë e gjysmë Foto: Ilustrim

Dy ditë më parë Sokol Halili kishte vrarë guran e tij në orët e fundit të shtatzanisë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme nëpër media kanë çarkulluar video ku shihet tashmë i ndjeri, Sokol Halili dhe pretendohet të jetë në qytetin e Suharekës.

Burime të SuharekaOnline tregojnë eksluzivisht se tashmë i ndjeri, Sokol Halili kishte hyrë në territorin e Suharekës natën kur edhe e kreu aktin në oborrin e QKUK-së, pasi që në Suharekë ka disa familjar të tjerë.

Poashtu, SuharekaOnline merr vesh se familjarët e tashmë të ndjerit, Sokol Halili të cilët jetojnë në Suharekë nuk e kishin pranuar në shtëpi pas kanë kuptuar se i njejti kishte vrarë ish-bashkëshortën e tij në oborrin e QKUK-së dhe ishte i armatosur.

Sipas burimeve të SuharekaOnline, Sokol Halili ka qëndruar dhe ka lëvizur nëpër qytetin e Suharekës për rreth një orë e gjysmë.