Deri më tani në Suharekë janë vaksinuar mbi 280 qytetarë kundër COVID-19

16.04.2021

Tash e disa ditë në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor, personat mbi 85 vjeç, 80-84. Ndërsa, gjatë ditës së sotme, e premte, procesi i vaksinimit anti-COVID, në Komunën e Suharekës ka filluar edhe për personat 75-79 vjeç. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në […]

Deri më tani në Suharekë  janë vaksinuar mbi 280 qytetarë kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Tash e disa ditë në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor, personat mbi 85 vjeç, 80-84.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, e premte, procesi i vaksinimit anti-COVID, në Komunën e Suharekës ka filluar edhe për personat 75-79 vjeç. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi.

Kuqi në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se deri më tani në Komunën e Suharekës janë vaksinuar gjithsejt 287 persona, duke i përfshirë edhe 20 persona të cilët ditë më parë janë vaksinuar në ”Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Rikujtojmë se në Komuna e Suharekës deri më tani ka pranuar 410 doza të vaksinës anti-COVID, prej të cilave 110 kanë qenë të dedikuara për personelin shëndetësorë.