Deri më tani 12 të vdekur nga COVID-19 në Suharekë, 2 prej tyre brenda kësaj jave

04.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar edhe tre raste të reja me COVID-19. Sipas po të njëjtit raport shifrat në Kosovë ende mbeten shqetësuse, ndërsa lidhur me gjendjen në Komunën e Suharekës ka shkruar edhe drejtoresha e DSHMS-së, Besa Kuqi. Sipas […]

Deri më tani 12 të vdekur nga COVID-19 në Suharekë, 2 prej tyre brenda kësaj jave Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar edhe tre raste të reja me COVID-19.

Sipas po të njëjtit raport shifrat në Kosovë ende mbeten shqetësuse, ndërsa lidhur me gjendjen në Komunën e Suharekës ka shkruar edhe drejtoresha e DSHMS-së, Besa Kuqi.

Sipas saj që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në komunën tonë janë shënuar 192 raste me COVID-19, 154 janë shëruar, 26 raste aktive dhe 12 të vdekur, ku 2 prej tyre brenda kësaj jave.

“Të dashur bashkëqytetarë, nga data 21.08.2020 deri sot me 04.09.2020 ( per dy jave) nga rezultatet e konfirmuara nga IKSHPK në komunën tonë kanë rezultuar 26 raste të reja në COVID-19, kurse 42 qyetarë janë shëruar.

Nga të dhënat e kesaj jave, fatkeqësisht dy pacientë nga komuna jonë e humbën betejën nga COVID-19, me ç’rast ju shprehi ngushellimet me të sinçerta Familjeve.

Në total nga dita parë e pandemisë deri më tani në Komunën e Suharekës kemi: total 192 raste, të shëruar 154, të vdekur 12, raste aktive 26.

Angazhimi i përbashkët në respektimin e masave parandaluese kundër COVID-19 duhet të vazhdojë nga secili prej nesh pasi virusi është akoma në mesin tonë, por i padukshëm, e në shumë raste edhe pa shenja klinike.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët. Vazhdojmë ju lutemi me përgjegjësi kolektive. Të jemi të përgjegjshëm kur dalim në publik. Ne duam që femijët shpejt ti kthejmë në shkolla. Mos të ua humbim këtë mundësi me sjelljet tona. Respektoni rekomandimet” ka shkruar drejtoresha Kuqi.