Deputetja nga Suhareka, rezulton pozitiv me COVID-19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet Reshitaj e cila ka treguar se simptomat i janë shfaqur që nga dita e premte kur edhe është mbajtur seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, shkruan SuharekaOnline.

“Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë” ka treguar Reshitaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.