Deputeti Ardian Shala ofron mbështetje për të gjithë qytetarët e Suharekës

28.12.2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherish edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Ardian Shala përmes një mesazhi për fundvit ka folur për sukseset e tij, sfidat dhe karrierën e tij si deputet në LDK nga zyret e reja të kësaj partie duke premtuar mbështetje për të gjithë qytetarët e Suharekës. Fillimisht […]

Deputeti Ardian Shala ofron mbështetje për të gjithë qytetarët e Suharekës Foto: Ardian Shala - SuharekaOnline

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherish edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Ardian Shala përmes një mesazhi për fundvit ka folur për sukseset e tij, sfidat dhe karrierën e tij si deputet në LDK nga zyret e reja të kësaj partie duke premtuar mbështetje për të gjithë qytetarët e Suharekës.

Fillimisht deputeti Shala tha se sot kemi kënaqësinë në përmbyllje të fundvitit dhe në prag të festave po e bëjmë hapjen zyrtare të një zyre e cila ka qenë e nevojshme që të kemi një ambient, për të gjithë aktivistët në të mirë të degës e të qytetarëve të cilë në këtë vit na mbështetën aq fuqishëm për një fitore të LDK-së ktu dhe një mbështetje si kandidat që të jem përfaqësues i tyre në Parlamentin e Kosovës.

Po ashtu deputeti Shala tha se vota e qytetarëve dhe mbështetja e tyre na bën që të jemi edhe zëri i tyre në Parlament, ku do të shfaqim të gjitha brengat e tyre dhe preokupimet që i kanë ata lidhur me komunën tonë.

Në hapjen e zyres, kryetari i LDK-së degës në Suharekë tha se sot kemi bërë një përmbyllje të asaj, ku kemi ftuar shumë aktivistë e njerëz që kanë dhënë kontribut për këtë ditë e për Kosovën në kohët edhe më të vështira, po ashtu të ftuar ishin edhe qendra e LDK-së nga Prishtina, ku kanë bashkëshoqëruar festën e degës së LDK-së e cila tashmë në këtë vit po shënon edhe 30 vjetorin e themelimit.

Shala ka shtuar se populli në zgjedhjet e 6 tetorit na ka dhënë besimin dhe se presin me padurim që ne ta bëjmë sa më shpejtë Qeverinë dhe të fillojmë me punën sepse dihet që varet jeta e tyre, po ashtu varen edhe pagat e tyre e ekzistenca e familjes së tyre dhe se ta kthejmë një shpresë për qytetarët.

Deputeti Shala tha se në këtë zyre do të ndajmë dy ditë në javë që thjesht ato që ata dëshirojnë t’i adresojnë ta kenë një adresë ku ti shfaqin brengat e tyre.

Ai tha se pozitën e deputetit do ta shfrytëzojë në të mirë të qytetarëve tanë e në të mirë të Suharekës për aq sa më jepet kompentenca dhe mundësitë.

Në fund Shala ka dhënë një mesazh për këtë fundvit duke thënë se ju uroj të gjithëve qytetarëve të Suharekës e të Republikës së Kosovës të kenë fat mbarësi në familjet e tyre, shëndet dhe prosperitet në të ardhmen duke i dëshiruar që vitin 2020 të jetë vit i aspiratave dhe i përmbushjeve të dëshirave të secilit.