Dëmtohen qëllimshëm shenjat e komunikacionit në Suharekë
Shenjat e komunikacionit që janë të vendosura në qytet dhe fshatrat e Suharekës po prishen nga qytetarët, e për këtë ka reaguar kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ku është shpreh se shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm. “Është shqetësuese se si shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe fshatra”, tha Muharremaj. Sipas Muharremaj, […]
Shenjat e komunikacionit që janë të vendosura në qytet dhe fshatrat e Suharekës po prishen nga qytetarët, e për këtë ka reaguar kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ku është shpreh se shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm.
“Është shqetësuese se si shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe fshatra”, tha Muharremaj.
Sipas Muharremaj, kjo dukuri e dëmton pronën si dhe e rrezikon edhe sigurinë në komunikacion.
“Kjo e dëmton pronën publike dhe e rrezikon sigurinë e përgjithshme të komunikacionit”. u shpreh ai.
Në vendin ku janë dëmtuar shenjat e komunikacionit kanë dal edhe Policia, ku sipas tyre do të intervenohet për identifikimin e dëmtuesëve.
“Me Policinë sot e kemi vëzhguar këtë situatë dhe do të intervenohet për identifikimin e dëmtuesëve”.
Muharremaj shtoi, se do të shtohën edhe kamerat e sigurisë, për ti shtuar edhe masat e sigurisë në Suharekë.
Do të bëhet shtimi i kamerave të sigurisë në shumë hapsira për ti shtuar masat e sigurisë.